Mjet falas · Kursi zyrtar
Kursi i këmbimit sot
Sot 1 euro vlen 90.84 Lek dhe 1 dollar amerikan 81.33 Lek. Shkruaj një shumë dhe e kthen menjëherë në lekë, euro, dollarë, paund ose franga zvicerane.
Shkruar nga Galip Sulaj, themelues i hyrja.al
- 1 euro (EUR)
- 90.84 Lek
- 1 dollar amerikan (USD)
- 81.33 Lek
- 1 paund britanik (GBP)
- 108.86 Lek
- 1 frang zviceran (CHF)
- 99.41 Lek
Konvertuesi i monedhave
Rezultati
≈ 9,084 Lek
1 EUR = 90.84 Lek
Shuma të shpeshta në euro dhe lekë
Shuma që dalin shpesh te çmimet e pronave, me kursin zyrtar të datës 6 nëntor 2026.
Nga euro në lekë
| Euro | Lekë |
|---|---|
| 100 € | 9,084 Lek |
| 500 € | 45,420 Lek |
| 1,000 € | 90,840 Lek |
| 10,000 € | 908,400 Lek |
| 50,000 € | 4,542,000 Lek |
| 100,000 € | 9,084,000 Lek |
Nga lekë në euro
| Lekë | Euro |
|---|---|
| 10,000 Lek | 110.08 € |
| 100,000 Lek | 1,100.84 € |
| 1,000,000 Lek | 11,008 € |
| 10,000,000 Lek | 110,084 € |
Si e përdor hyrja.al kursin
Çdo listim e tregon çmimin në monedhën që ka zgjedhur shitësi ose qiradhënësi, zakonisht euro ose lekë. Kur zgjedh një monedhë tjetër për t'i parë çmimet, shuma e kthyer shënohet me ≈ dhe çmimi origjinal mbetet pranë saj.
Për konvertimet përdorim këtë kurs zyrtar. E kontrollojmë disa herë në ditë dhe marrim kursin e ri sapo Banka e Shqipërisë publikon kursin e ditës.
Nëse po blen me kredi, monedha ka rëndësi edhe për kredinë: krahaso kreditë në euro dhe në lekë.
Për taksat, noterin dhe tarifat e tjera të blerjes, shiko kostot e blerjes së pronës.
Pyetje të shpeshta
Pse kursi në bankë ndryshon nga kursi zyrtar?
Kursi zyrtar është kurs reference që e llogarit Banka e Shqipërisë. Bankat dhe zyrat e këmbimit vendosin vetë kurset me të cilat blejnë dhe shesin monedhën: kur u shet euro, merr pak më pak lekë, dhe kur blen euro, paguan pak më shumë. Diferenca është fitimi i tyre.
A paguhen pronat në euro apo në lekë?
Shumica e pronave në Shqipëri ofrohen me çmim në euro, por ka edhe shumë çmime në lekë. Blerësi dhe shitësi bien dakord për monedhën dhe kursin në kontratën te noteri, dhe pagesa zakonisht bëhet me transfertë bankare. Nëse paguan nga një llogari në monedhë tjetër, banka jote e këmben me kursin e saj, jo me kursin zyrtar.
Sa herë përditësohet kursi?
Banka e Shqipërisë e publikon kursin zyrtar çdo ditë pune. hyrja.al e kontrollon disa herë në ditë, prandaj këtu sheh kursin e fundit të publikuar, me datën e tij.
Pse kursi nuk ndryshon në fundjavë?
Banka e Shqipërisë nuk publikon kurs zyrtar të shtunën, të dielën dhe në festat zyrtare. Në ato ditë vlen kursi i ditës së fundit të punës, prandaj data pranë kursit mund të jetë disa ditë më parë.
Burimi
Kursi zyrtar merret nga faqja “Kursi zyrtar i këmbimit” e Bankës së Shqipërisë, në lekë për 1 njësi monedhe, me dy shifra pas presjes, ashtu siç publikohet. Nëse faqja e bankës nuk lexohet dot, përdorim përkohësisht kursin e open.er-api.com dhe e shkruajmë qartë në krye të faqes.
- Banka e Shqipërisë: Kursi zyrtar i këmbimit
- open.er-api.com (vetëm kur faqja e bankës nuk lexohet dot)
Hapat e mëtejshëm
Nga kursi te buxheti i shtëpisë
Llogarit këstin e kredisë në euro ose në lekë dhe sa kushton blerja me taksat dhe noterin.
Ke pyetje? Pyet Elsin
Elsi është asistentja e hyrja.al. Të gjen pronat dhe të shpjegon çmimet, kostot e blerjes dhe si funksionon faqja, në shqip, anglisht, italisht, spanjisht, gjermanisht, frëngjisht, rusisht, greqisht, polonisht dhe çekisht.