Projekte të reja
Apartamente në ndërtim dhe projekte të reja në Shqipëri
Krahaso projekte të plota, jo apartamente të veçanta, sipas çmimit për m², afatit të përfundimit dhe njësive ende të lira.
- Projekte të plota, jo njësi të veçanta
- Çmimi nisës për m²
- Afatet e përfundimit
- Disponueshmëria e çdo njësie
Projektet
Ende nuk ka projekte të reja
Projektet e zhvilluesve do të shfaqen këtu sapo të publikohen, me çmimin nisës, €/m², afatin e përfundimit dhe njësitë e lira.
Lër email-in dhe të shkruajmë sapo të publikohet i pari. Nuk të duhet llogari.
Zhvilluesit
Zhvillues në hyrja.al, me regjistrimin e biznesit të kontrolluar.
- Listime
- 2 listime aktive
- Me bazë në
- Tiranë
Anëtar që nga nëntori 2026
Shiko profilin
Video udhëzues · 3:13
Publiko projektet e reja si zhvillues
Profili i kompanisë, një projekt i ri në 4 hapa, çdo njësi me çmimin dhe statusin (e lirë, e rezervuar, e shitur), fotot dhe harta, pastaj pyetjet e blerësve, mesazhet dhe statistikat. Falas për zhvilluesit.
Udhëzues2 min lexim
Si të blesh apartament në projekt (në ndërtim) në Shqipëri
Blerja në një projekt të ri para se të përfundojë mund të sjellë çmim më të mirë dhe më shumë zgjedhje katesh e planimetrish. Por do të thotë edhe që paguan për diçka që ende nuk ekziston, ndaj zhvilluesi, leja dhe kontrata kanë më shumë rëndësi se broshura.
Njih zhvilluesin
Nis nga shoqëria që qëndron pas projektit: NUIS-i në regjistrin e bizneseve, sa kohë ka që vepron dhe cilat pallate ka dorëzuar deri tani. Nëse mundesh, vizito një projekt të përfunduar dhe fol me banorët. U dorëzuan çelësat në kohë? I morën pronarët certifikatat e pronësisë?
Lexo më shumëMë pak: Njih zhvilluesin
Në hyrja.al zhvilluesit mund të verifikohen si biznes përmes NUIS-it. Kjo vërteton që shoqëria ekziston; nuk thotë asgjë për cilësinë apo ecurinë e një projekti.
Leja e ndërtimit dhe kantieri
Kërko lejen e ndërtimit dhe verifikoje në sistemin kombëtar e-Leje: duhet të përputhet me adresën, numrin e kateve dhe njësitë që po shiten. Ki shumë kujdes nëse të ofrojnë apartamente në kate që leja nuk i mbulon.
Lexo më shumëMë pak: Leja e ndërtimit dhe kantieri
Vizitoje kantierin më shumë se një herë. Krahaso ecurinë e punimeve me grafikun që të kanë dhënë dhe shiko rrethinën: rrugët, parkimin, shkollat dhe çfarë mund të ndërtohet ngjitur.
Grafiku i pagesave, afati i dorëzimit dhe penalitetet
Kontrata duhet ta lidhë çdo këst me një fazë të ndërtimit, jo vetëm me data kalendarike, që të mos paguash kurrë shumë përpara punës së kryer. Para se të firmosësh, kontrollo që ajo përcakton:
- Apartamentin e saktë: katin, numrin, sipërfaqen (dhe si llogariten ambientet e përbashkëta), finiturat, me planimetrinë si shtojcë
- Çmimin total, çfarë përfshin dhe nëse mund të ndryshojë
- Një datë të prerë dorëzimi dhe penalitetin që paguan zhvilluesi për çdo muaj vonesë
- Çfarë ndodh nëse projekti ndalet: rimbursimi, garancitë dhe si zgjidhen mosmarrëveshjet
- Llogarinë bankare ku derdhen pagesat; paguaj gjithmonë me transfertë bankare
Firmos para noterit dhe lëre avokatin tënd ta lexojë kontratën më parë. Shumë blerës nënshkruajnë tani një kontratë paraprake të noterizuar dhe kontratën përfundimtare të shitjes kur apartamenti mund të regjistrohet.
Kur merr certifikatën e pronësisë?
Jo kur firmos, dhe zakonisht as kur merr çelësat. Pasi përfundon ndërtimi, pallati duhet të pajiset me certifikatën e përdorimit; vetëm atëherë çdo apartament mund të regjistrohet në ASHK në emër të blerësit. Kjo mund të zgjasë disa muaj, ndaj pyet zhvilluesin si e ndjek regjistrimin dhe vendos një afat për të në kontratë.
Lexo më shumëMë pak: Kur merr certifikatën e pronësisë?
Nëse të duhet kredi, fol me bankën para se të angazhohesh: çdo bankë ka kushtet e veta për të financuar banesa që ende nuk kanë përfunduar.
Lexoni më shumë
- Blerja në ndërtimZhvilluesi, leja në e-Leje, kontrata dhe pagesa me këste.
- Kostot e blerjes, me llogaritësTarifa e noterit, tarifat e ASHK-së dhe kush paguan cilin tatim, me burime zyrtare.
- Blerja nga jashtë, hap pas hapiProkura dhe apostila, kontrollet në ASHK, noteri dhe pagesa me bankë për ata që jetojnë jashtë Shqipërisë.
- Sa vlen një pronë?Një vlerësim falas nga prona të ngjashme dhe çmimet zyrtare të referencës.

