Cookies të domosdoshme të mbajnë të identifikuar. Analitika dhe matja e reklamave funksionojnë vetëm me lejen tënde. Përdorim cookies të domosdoshme për të të mbajtur të identifikuar dhe për të mbajtur mend gjuhën dhe monedhën. Me lejen tënde përdorim edhe analitikë (Google Analytics dhe Microsoft Clarity) për të parë si përdoret faqja dhe për ta përmirësuar, si dhe Meta Pixel për të matur reklamat tona në Facebook dhe Instagram. Asgjë opsionale nuk funksionon derisa ta aktivizosh. Politika e cookies
Holiday In 2 Resort, Shëngjin – apartament 1+1 në shitje
Në kompleksin rezidencial Holiday In 2 Resort, në zonën e Kune-Shëngjinit, ofrohet për shitje apartament 1+1 me sipërfaqe të bollshme dhe pozicion të favorshëm.
Detaje të pronës:
• Tipologjia: 1+1
• Sipërfaqe bruto: 87.66 m²
• Sipërfaqe neto: 76.38 m²
• Kati: i 5-të
• Faza e ndërtimit suvatime
• Çmimi i shitjes: 1,300 €/m²
• Totali: 113,958 €
Holiday In 2 Resort është një projekt rezidencial i pozicionuar vetëm pak metra nga bregdeti i Adriatikut, i rrethuar nga pisha dhe hapësira të gjelbra. Kompleksi është konceptuar për të ofruar një kombinim të komfortit, natyrës dhe mundësive të investimit.
Rezidenca ofron një sërë faciliteteve, ndër të cilat pishinë, kënd lojërash për fëmijë, plazh privat, parkim dhe siguri 24/7. Projekti përfshin ndërtesa moderne dhe hapësira të dedikuara për banim, pushime dhe investim.
Falë pozicionit pranë detit, faciliteteve të kompleksit dhe potencialit të lartë turistik të Shëngjinit, kjo pronë përbën një mundësi shumë të mirë për investim, si për përdorim personal ashtu edhe për dhënie me qira gjatë sezonit turistik.
Shkruar nga shitësi
Vendndodhja
Shëngjin (Qytet)
·Bashkia Lezhë (Bashki)
·Qarku i Lezhës (Qark)
Zona e përafërt: Shëngjin
Shitësi nuk ka dhënë lagjen apo vendndodhjen e saktë. Harta tregon vetëm qytetin, ndaj distancat nuk shfaqen.
Të dhëna për zonën · Shëngjin
Bazuar në listimet në hyrja.al (çmime të kërkuara), jo çmime shitjeje.
Çmimi mesatar i kërkuar (mediana)
1,711 €/m²
Nga 17 listime
Ky listim
1,295 €/m²
Çmimi i kërkuar për m²
Listime aktive
18
Të gjitha llojet e pronave
Të reja këtë muaj
18
Listuar në 30 ditët e fundit
Burimi: listimet në hyrja.al (çmime të kërkuara), rezidenciale, më 27 nëntor 2026. Shifrat kërkojnë të paktën 5 listime.
Verifikimi
2 nga 3 kontrolle të kryera nga Hyrja. Çdo kontroll është i veçantë.
Agjenci e verifikuar
Detajet e pronës të verifikuara
Vendndodhje e verifikuar, Ende e paverifikuarEnde e paverifikuar
Shitësi zgjodhi të shfaqë numrin e telefonit. Mund ta telefonosh ose t'i shkruash në hyrja.al.
Sa kushton në të vërtetë
Vlera orientuese sipas tarifave zyrtare dhe praktikës së zakonshme në Shqipëri. Konfirmoji me noterin dhe agjencinë.
Kostoja totale e blerjes
Si llogariten
Tarifa e noterit është përqindje e vlerës së kontratës dhe ulet sa më i lartë të jetë çmimi. Nëse çmimi i deklaruar është më i ulët se çmimi i referencës për zonën, noteri e llogarit mbi çmimin e referencës. Pyet noterin për shumën e saktë.
Tarifat e ASHK-së (Agjencia Shtetërore e Kadastrës) janë shuma fikse në lekë, të caktuara me vendim qeverie.
Sipas Kodit Civil (neni 708), blerësi paguan noterin dhe ASHK-në, përveç kur palët bien dakord ndryshe; shitësi paguan tatimin mbi fitimin nga shitja. Çdo marrëveshje tjetër shkruhet në kontratë.
Nuk përfshihet: taksa vjetore e ndërtesës, 0.05% e vlerës së taksueshme që cakton bashkia (zakonisht disa mijëra lekë në vit për një apartament).
Çmimi
113,958 €
Noteria0.3% e çmimit, sipas tarifës noteriale
342 €
Regjistrimi në ASHKTarifa e kadastrës për kontratën e shitjes
56 €
Certifikata e pronësisë dhe aplikimiCertifikata e re + aplikimi i noterit në ASHK
78 €
Totali
114,434 €
Vetëm orientuese. Nuk përfshihen përkthimi, avokati, vlerësimi i bankës apo kredia.
Vlera orientuese · Përditësuar më 28 shtator 2026 · Burimet
Apartamente në Shëngjin: çmimi median i kërkuar rreth 1 550 € për m² në korrik 2026, qiraja ditore rreth 510 € në muaj për apartament në gjysmën e parë të vitit, sezoni i shkurtër dhe çfarë të kontrolloni para se të blini.