Cookies të domosdoshme të mbajnë të identifikuar. Analitika dhe matja e reklamave funksionojnë vetëm me lejen tënde. Përdorim cookies të domosdoshme për të të mbajtur të identifikuar dhe për të mbajtur mend gjuhën dhe monedhën. Me lejen tënde përdorim edhe analitikë (Google Analytics dhe Microsoft Clarity) për të parë si përdoret faqja dhe për ta përmirësuar, si dhe Meta Pixel për të matur reklamat tona në Facebook dhe Instagram. Asgjë opsionale nuk funksionon derisa ta aktivizosh. Politika e cookies
Çmimi për m² është 1,885 €: 9% nën medianën e 26 apartamenteve në shitje në Selitë (2,066 €).
Publikuar fillimisht më 4 maj 2026 (6 muaj më parë), në hyrja.al që nga 20 nëntor 2026.
Nga listimet në hyrja.al (çmime të kërkuara), më 27 nëntor 2026.
Rreth kësaj prone
Shitet Apartament 3+1 me Parkim të Përfshirë në Çmim Disponohet për shitje një apartament 3+1 me standard të lartë, i pozicionuar në katin e 4-t të banimit (parafundit), në një pallat të ri të vitit 2023, pjesë e një rezidence të qetë, të sigurt dhe të mirëadministruar.Apartamenti organizohet në sallon ndenjeje, ambient gatimi, 3 dhoma gjumi, 2 tualete dhe 2 ballkone. Planimetria është funksionale dhe e rregullt, duke ofruar hapësira të bollshme dhe komoditet maksimal për jetesë familjare.Falë orientimit Jug-Lindje, prona përfiton ndriçim natyral të bollshëm gjatë gjithë ditës. Dritaret e mëdha dhe organizimi i ambienteve krijojnë një atmosferë të ngrohtë, të ajrosur dhe shumë komode.Punimet e brendshme janë realizuar me materiale cilësore të importuara nga Italia, të përzgjedhura me kujdes nga vetë pronari. Të dy tualetet janë investuar me materiale dhe pajisje hidrosanitare italiane, duke garantuar cilësi dhe estetikë moderne. Njëri prej tyre disponon dritare për ajrosje natyrale.Apartamenti disponon instalimet e përgatitura për sistem kondicionimi multisplit, duke i dhënë mundësinë blerësit të instalojë pajisjet sipas preferencave të tij.Rezidenca ofron një ambient të sigurt dhe të qetë për banim, me hapësira të gjelbëruara dhe ambiente të përshtatshme për fëmijët. Zona karakterizohet nga ajër i pastër dhe largësi nga zhurmat e trafikut, duke krijuar kushte ideale për një jetesë cilësore.Pozicionimi strategjik pranë institucioneve kryesore dhe afër Unazës së Madhe siguron akses të shpejtë me akset kryesore të qytetit dhe lidhje të lehtë me zonat më të rëndësishme.Në çmim përfshihet edhe parkimi/garazhi, duke e bërë këtë pronë një zgjidhje të plotë për familjet që kërkojnë komoditet, siguri dhe cilësi ndërtimi. Gjithashtu, organizimi i brendshëm dhe sipërfaqja e apartamentit ofrojnë potencial të mirë edhe për investim afatgjatë.
Shkruar nga shitësi
Karakteristikat
Siç janë deklaruar nga shitësi.
Ballkon
Vendndodhja
Selitë (Lagje)
·Tiranë (Qytet)
·Bashkia Tiranë (Bashki)
·Qarku i Tiranës (Qark)
Vendndodhje e përafërt. Adresën e saktë e ndan shitësi pasi ta kontaktosh.
Distancat
Qendra e qytetit (Tiranë)
2.5 km
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA)
12.9 km
Distanca në vijë ajrore, të llogaritura nga koordinatat e hartës. Kohët në këmbë janë të përafërta.
Ndërtesa
Siç i ka deklaruar shitësi.
Viti i ndërtimit
2023
Kati i apartamentit
Kati 4
Dielli
Sa diell direkt marrin dritaret, sipas anës ku janë.
Diell në mëngjes, freskët pasdite.
Orientimi: Jug-lindje
Sipas përshkrimit të listimit.
Dimër
~7 orë diell · 7:30–14:30
6:009:0012:0015:0018:0021:00
Pranverë dhe vjeshtë
~7.5 orë diell · 6:00–13:45
6:009:0012:0015:0018:0021:00
Verë
~8 orë diell · 5:30–13:45
6:009:0012:0015:0018:0021:00
Diell në dritareDitë
Ky është dielli i mundshëm nga anët ku janë dritaret. Pallatet, pemët apo kodrat përreth mund të zënë një pjesë të tij. Orët janë sipas orës së Shqipërisë.
Të dhëna për zonën · Selitë
Bazuar në listimet në hyrja.al (çmime të kërkuara), jo çmime shitjeje.
Çmimi mesatar i kërkuar (mediana)
2,066 €/m²
Nga 26 listime
Ky listim
1,885 €/m²
Çmimi i kërkuar për m²
Qiraja tipike mujore
557 €/muaj
Nga 46 listime, të gjitha madhësitë
Listime aktive
94
Të gjitha llojet e pronave
Të reja këtë muaj
91
Listuar në 30 ditët e fundit
Burimi: listimet në hyrja.al (çmime të kërkuara), rezidenciale, më 27 nëntor 2026. Shifrat kërkojnë të paktën 5 listime.
Verifikimi
3 nga 3 kontrolle të kryera nga Hyrja. Çdo kontroll është i veçantë.
IllyrianHome është një agjenci imobiliare me qendër në Tiranë, Shqipëri. Ndihmojmë klientët vendas dhe të huaj të blejnë, shesin dhe marrin me qira apartamente, shtëpi dhe prona të tjera, si dhe këshillojmë për investime në pasuri të paluajtshme.
Ju punoni drejtpërdrejt me një nga agjentët tanë, nga biseda e parë dhe vizita e pronës deri në finalizim, kështu që dini gjithmonë kush kujdeset për transaksionin tuaj.
Shitësi zgjodhi të shfaqë numrin e telefonit. Mund ta telefonosh ose t'i shkruash në hyrja.al.
Sa kushton në të vërtetë
Vlera orientuese sipas tarifave zyrtare dhe praktikës së zakonshme në Shqipëri. Konfirmoji me noterin dhe agjencinë.
Kostoja totale e blerjes
Si llogariten
Tarifa e noterit është përqindje e vlerës së kontratës dhe ulet sa më i lartë të jetë çmimi. Nëse çmimi i deklaruar është më i ulët se çmimi i referencës për zonën, noteri e llogarit mbi çmimin e referencës. Pyet noterin për shumën e saktë.
Tarifat e ASHK-së (Agjencia Shtetërore e Kadastrës) janë shuma fikse në lekë, të caktuara me vendim qeverie.
Sipas Kodit Civil (neni 708), blerësi paguan noterin dhe ASHK-në, përveç kur palët bien dakord ndryshe; shitësi paguan tatimin mbi fitimin nga shitja. Çdo marrëveshje tjetër shkruhet në kontratë.
Nuk përfshihet: taksa vjetore e ndërtesës, 0.05% e vlerës së taksueshme që cakton bashkia (zakonisht disa mijëra lekë në vit për një apartament).
Çmimi
245,000 €
Noteria0.28% e çmimit, sipas tarifës noteriale
686 €
Regjistrimi në ASHKTarifa e kadastrës për kontratën e shitjes
56 €
Certifikata e pronësisë dhe aplikimiCertifikata e re + aplikimi i noterit në ASHK
78 €
Totali
245,820 €
Vetëm orientuese. Nuk përfshihen përkthimi, avokati, vlerësimi i bankës apo kredia.
Vlera orientuese · Përditësuar më 28 shtator 2026 · Burimet
Selita në Tiranë në 2026: apartamentet kërkohen kryesisht 1 600 deri 2 900 € për m², një 2+1 me qira rreth 600 deri 800 € në muaj. Ku ndodhet lagjja, rruga e re, kadastra në Selitën e Madhe dhe çfarë të kontrolloni.
Lexo udhëzuesin
Prona të ngjashme
Të përzgjedhura sipas vendndodhjes, llojit, çmimit dhe sipërfaqes.
Agjenci e verifikuar (Regjistrimi i biznesit të agjencisë u verifikua nga Hyrja.) (Shitësi konfirmoi më 22 nëntor 2026 që prona është ende e disponueshme.)
Agjenci e verifikuar (Regjistrimi i biznesit të agjencisë u verifikua nga Hyrja.) (Shitësi konfirmoi më 22 nëntor 2026 që prona është ende e disponueshme.)
Agjenci e verifikuar (Regjistrimi i biznesit të agjencisë u verifikua nga Hyrja.) (Shitësi konfirmoi më 23 nëntor 2026 që prona është ende e disponueshme.)
Agjenci e verifikuar (Regjistrimi i biznesit të agjencisë u verifikua nga Hyrja.) (Shitësi konfirmoi më 24 nëntor 2026 që prona është ende e disponueshme.)
Agjenci e verifikuar (Regjistrimi i biznesit të agjencisë u verifikua nga Hyrja.) (Shitësi konfirmoi më 22 nëntor 2026 që prona është ende e disponueshme.)
Agjenci e verifikuar (Regjistrimi i biznesit të agjencisë u verifikua nga Hyrja.) (Shitësi konfirmoi më 27 nëntor 2026 që prona është ende e disponueshme.)