Cookies të domosdoshme të mbajnë të identifikuar. Analitika dhe matja e reklamave funksionojnë vetëm me lejen tënde. Përdorim cookies të domosdoshme për të të mbajtur të identifikuar dhe për të mbajtur mend gjuhën dhe monedhën. Me lejen tënde përdorim edhe analitikë (Google Analytics dhe Microsoft Clarity) për të parë si përdoret faqja dhe për ta përmirësuar, si dhe Meta Pixel për të matur reklamat tona në Facebook dhe Instagram. Asgjë opsionale nuk funksionon derisa ta aktivizosh. Politika e cookies
Korçë, hotel në shitje
Ky hotel elegant ndodhet në një zonë të preferuar të qytetit të Korçës dhe ofron një kombinim perfekt mes rehatisë, stilit modern dhe mikpritjes tradicionale.
• Sipërfaqe trualli: 188 m²
• Sipërfaqe totale ndërtimi: 411.2 m²
• Struktura: 3 kate mbi tokë + 1 kat nën tokë
Hoteli është në fazë ndertimi
Hoteli ka gjithsej 11 dhoma, prej të cilave 8 janë me tipologji të ndryshme, të dizajnuara për të plotësuar nevojat e çdo vizitori, dhe 3 suita luksoze që ofrojnë hapësirë dhe komoditet shtesë.
Në katin nëntokë ndodhet restoranti i hotelit, i cili është i projektuar me kujdes dhe ka gati projektin e mobilimit për t’u kthyer në një hapësirë të ngrohtë e të rafinuar, ideale për mëngjese, darka romantike apo evente private.
Objekti është i ndërtuar me cilësi dhe menduar deri në detaje për të ofruar një eksperiencë të veçantë akomodimi. Tre katet e sipërme garantojnë pamje të këndshme dhe ndjesinë e një ambienti komod, ndërsa pozicioni i favorshëm në qytet e bën hotelin lehtësisht të aksesueshëm nga vizitorët.
Ky investim përfaqëson një mundësi të shkëlqyer në tregun turistik të Korçës, një qytet që po zhvillohet me shpejtësi si destinacion kulturor dhe pushimesh.
Shkruar nga shitësi
Vendndodhja
Korçë (Qytet)
·Bashkia Korçë (Bashki)
·Qarku i Korçës (Qark)
Zona e përafërt: Korçë
Shitësi nuk ka dhënë lagjen apo vendndodhjen e saktë. Harta tregon vetëm qytetin, ndaj distancat nuk shfaqen.
Verifikimi
2 nga 3 kontrolle të kryera nga Hyrja. Çdo kontroll është i veçantë.
Agjenci e verifikuar
Detajet e pronës të verifikuara
Vendndodhje e verifikuar, Ende e paverifikuarEnde e paverifikuar
Shitësi zgjodhi të shfaqë numrin e telefonit. Mund ta telefonosh ose t'i shkruash në hyrja.al.
Sa kushton në të vërtetë
Vlera orientuese sipas tarifave zyrtare dhe praktikës së zakonshme në Shqipëri. Konfirmoji me noterin dhe agjencinë.
Kostoja totale e blerjes
Si llogariten
Tarifa e noterit është përqindje e vlerës së kontratës dhe ulet sa më i lartë të jetë çmimi. Nëse çmimi i deklaruar është më i ulët se çmimi i referencës për zonën, noteri e llogarit mbi çmimin e referencës. Pyet noterin për shumën e saktë.
Tarifat e ASHK-së (Agjencia Shtetërore e Kadastrës) janë shuma fikse në lekë, të caktuara me vendim qeverie.
Sipas Kodit Civil (neni 708), blerësi paguan noterin dhe ASHK-në, përveç kur palët bien dakord ndryshe; shitësi paguan tatimin mbi fitimin nga shitja. Çdo marrëveshje tjetër shkruhet në kontratë.
Nuk përfshihet: taksa vjetore e ndërtesës, 0.05% e vlerës së taksueshme që cakton bashkia (zakonisht disa mijëra lekë në vit për një apartament).
Çmimi
650,000 €
Noteria0.25% e çmimit, sipas tarifës noteriale
1,625 €
Regjistrimi në ASHKTarifa e kadastrës për kontratën e shitjes
56 €
Certifikata e pronësisë dhe aplikimiCertifikata e re + aplikimi i noterit në ASHK
78 €
Totali
651,759 €
Vetëm orientuese. Nuk përfshihen përkthimi, avokati, vlerësimi i bankës apo kredia.
Vlera orientuese · Përditësuar më 28 shtator 2026 · Burimet
Sa kushtojnë apartamentet në Korçë në 2026: 1 050 deri 1 250 € për m² në pallatet e reja të zonave të kërkuara, rreth 900 deri 1 100 € jashtë qendrës. Lagjet, qiratë, ngrohja në dimër dhe kush blen.
Lexo udhëzuesin
Prona të ngjashme
Të përzgjedhura sipas vendndodhjes, llojit, çmimit dhe sipërfaqes.
Agjenci e verifikuar (Regjistrimi i biznesit të agjencisë u verifikua nga Hyrja.) (Shitësi konfirmoi më 22 nëntor 2026 që prona është ende e disponueshme.)