Cookies të domosdoshme të mbajnë të identifikuar. Analitika dhe matja e reklamave funksionojnë vetëm me lejen tënde. Përdorim cookies të domosdoshme për të të mbajtur të identifikuar dhe për të mbajtur mend gjuhën dhe monedhën. Me lejen tënde përdorim edhe analitikë (Google Analytics dhe Microsoft Clarity) për të parë si përdoret faqja dhe për ta përmirësuar, si dhe Meta Pixel për të matur reklamat tona në Facebook dhe Instagram. Asgjë opsionale nuk funksionon derisa ta aktivizosh. Politika e cookies
Licenca nr. M43822805Oe deklaruar nga agjencia, Hyrja nuk e verifikon
Agjenci e verifikuar
Rreth kësaj prone
• Agjencia jonë është e kënaqur të ofrojë një mundësi të shkëlqyer për investim në tregun e pasurive të paluajtshme në Sarandë – një penthouse loft me karakteristika dhe komoditete të jashtëzakonshme. Kjo pronë e pazëvendësueshme ndodhet në një zonë privilegjuar të Sarandës, duke ofruar një eksperiencë unike për banorët në qetësi absolute dhe larg trafikut të rënduar të qytetit.
Karakteristikat kryesore:
• Sipërfaqe totale: 365 metra katrorë
• Dhoma gjumi: 3
• Banjot: 3 (dy prej tyre janë private)
• Dhomë ndenjeje: 1
• Kuzhinë e pozicionuar mirë: Po, në harmoni me sallonin dhe me pamje direkte nga deti
• Pamje spektakolare: Po, një pamje panoramike e mrekullueshme e Sarandës
• Terasë e madhe: Po, me bar dhe psistara për të shijuar momentet e lindjes dhe perëndimit të diellit.
• Sistemi i ajrit të kondicionuar: Po, për të siguruar një ambient të këndshëm gjatë gjithë vitit.
• Mobilim modern: Po, i mobiluar në mënyrë të shijshme dhe stiliste.
• Depo dhe parkim: Po, për komoditetin tuaj të plotë.
Detaje të brendshme:
Ky penthouse është një ndërtesë e re e vitit 2023, që shquhet për arkitekturën moderne dhe paisjet e cilësisë së lartë. Hapsirat e tij të ndritura dhe të mëdha ofrojnë një atmosferë të veçantë elegancë dhe komoditeti. Dhomat e gjumit kanë banjo private, duke shtuar një nivel të veçantë privatësie për banorët.
Kuzhina e përshtatur mirë është projektuar me kujdes, duke përfshirë pajisje të avancuara dhe materiale moderne. Depoja dhe parkimi janë pjesë e pronës, duke ofruar një zgjidhje të përsosur për ruajtjen e sendeve dhe makinës.
Përtej kësaj, terrasa e madhe me bar dhe grilë është një hapësirë e mrekullueshme për të shijuar pamjen e bukur të Sarandës, duke krijuar një ambient të paharrueshëm për momente relaksi me familjen ose miqtë.
Ky penthouse është një investim i shkëlqyer për ata që kërkojnë një pronë të pazëvendësueshme në një nga destinacionet më të bukura bregdetare të Shqipërisë.
Shkruar nga shitësi
Karakteristikat
Siç janë deklaruar nga shitësi.
Tarracë
Kondicioner
Vendndodhja
Sarandë (Qytet)
·Bashkia Sarandë (Bashki)
·Qarku i Vlorës (Qark)
Zona e përafërt: Sarandë
Shitësi nuk ka dhënë lagjen apo vendndodhjen e saktë. Harta tregon vetëm qytetin, ndaj distancat nuk shfaqen.
Ndërtesa
Siç i ka deklaruar shitësi.
Kondicioner
Po
Të dhëna për zonën · Sarandë
Bazuar në listimet në hyrja.al (çmime të kërkuara), jo çmime shitjeje.
Çmimi mesatar i kërkuar (mediana)
1,918 €/m²
Nga 223 listime
Ky listim
1,918 €/m²
Çmimi i kërkuar për m²
Qiraja tipike mujore
575 €/muaj
Nga 10 listime, të gjitha madhësitë
Listime aktive
316
Të gjitha llojet e pronave
Të reja këtë muaj
315
Listuar në 30 ditët e fundit
Burimi: listimet në hyrja.al (çmime të kërkuara), rezidenciale, më 27 nëntor 2026. Shifrat kërkojnë të paktën 5 listime.
Verifikimi
2 nga 3 kontrolle të kryera nga Hyrja. Çdo kontroll është i veçantë.
Agjenci e verifikuar
Detajet e pronës të verifikuara
Vendndodhje e verifikuar, Ende e paverifikuarEnde e paverifikuar
Licenca nr. M43822805Oe deklaruar nga agjencia, Hyrja nuk e verifikon
Historia jonë
Nga ndërtimi në Kretë te një vizion i ri për Rivierën Shqiptare
Historia jonë nisi në vitin 1999, shumë përpara krijimit të VivaView. Dy punëtorë, një kantier i vogël në Kretë dhe një synim i përbashkët: të ndërtonim shtëpi cilësore dhe besim të qëndrueshëm.
Vitet e para u karakterizuan nga puna e palodhur, përkushtimi dhe kujdesi për çdo detaj. Hap pas hapi, një fillim modest u shndërrua në një veprimtari ndërtimi me një ekip prej mbi 100 punëtorësh dhe më shumë se 100 shtëpi të ndërtuara deri në vitin 2007.
Për ne, suksesi kishte kuptim në momentin e dorëzimit të çelësave, kur familjet hynin në shtëpitë e tyre të reja. Çdo projekt i përfunduar përforconte bindjen se ndërtimi i një shtëpie është një përgjegjësi ndaj njerëzve që do të jetojnë në të.
Kriza financiare që nisi në vitin 2008 dhe më pas preku rëndë Greqinë shënoi një pikë kthese në rrugëtimin tonë. Ngadalësimi i punës dhe pezullimi i projekteve na shtynë të rimendonim të ardhmen dhe të merrnim vendimin për t’u kthyer në Shqipëri.
Me vete sollëm përvojën e fituar, standardet e punës dhe ambicien për të ndërtuar në vendin tonë. Ky kthim hodhi themelet e një kapitulli të ri, nga i cili do të merrte jetë VivaView.
Shitësi zgjodhi të shfaqë numrin e telefonit. Mund ta telefonosh ose t'i shkruash në hyrja.al.
Sa kushton në të vërtetë
Vlera orientuese sipas tarifave zyrtare dhe praktikës së zakonshme në Shqipëri. Konfirmoji me noterin dhe agjencinë.
Kostoja totale e blerjes
Si llogariten
Tarifa e noterit është përqindje e vlerës së kontratës dhe ulet sa më i lartë të jetë çmimi. Nëse çmimi i deklaruar është më i ulët se çmimi i referencës për zonën, noteri e llogarit mbi çmimin e referencës. Pyet noterin për shumën e saktë.
Tarifat e ASHK-së (Agjencia Shtetërore e Kadastrës) janë shuma fikse në lekë, të caktuara me vendim qeverie.
Sipas Kodit Civil (neni 708), blerësi paguan noterin dhe ASHK-në, përveç kur palët bien dakord ndryshe; shitësi paguan tatimin mbi fitimin nga shitja. Çdo marrëveshje tjetër shkruhet në kontratë.
Nuk përfshihet: taksa vjetore e ndërtesës, 0.05% e vlerës së taksueshme që cakton bashkia (zakonisht disa mijëra lekë në vit për një apartament).
Çmimi
700,000 €
Noteria0.25% e çmimit, sipas tarifës noteriale
1,750 €
Regjistrimi në ASHKTarifa e kadastrës për kontratën e shitjes
56 €
Certifikata e pronësisë dhe aplikimiCertifikata e re + aplikimi i noterit në ASHK
78 €
Totali
701,884 €
Vetëm orientuese. Nuk përfshihen përkthimi, avokati, vlerësimi i bankës apo kredia.
Vlera orientuese · Përditësuar më 28 shtator 2026 · Burimet
Apartamente në Sarandë: sipas agjentëve, 1 500 deri 3 500 € për m² në 2026, ndërsa çmimi zyrtar i referencës është 56 000 lekë. Zonat e qytetit, qiraja në sezon, uji dhe si ta kontrolloni lejen para se të paguani.
Lexo udhëzuesin
Prona të ngjashme
Të përzgjedhura sipas vendndodhjes, llojit, çmimit dhe sipërfaqes.
Agjenci e verifikuar (Regjistrimi i biznesit të agjencisë u verifikua nga Hyrja.) (Shitësi konfirmoi më 22 nëntor 2026 që prona është ende e disponueshme.)
Agjenci e verifikuar (Regjistrimi i biznesit të agjencisë u verifikua nga Hyrja.) (Shitësi konfirmoi më 22 nëntor 2026 që prona është ende e disponueshme.)
Agjenci e verifikuar (Regjistrimi i biznesit të agjencisë u verifikua nga Hyrja.) (Shitësi konfirmoi më 23 nëntor 2026 që prona është ende e disponueshme.)
Agjenci e verifikuar (Regjistrimi i biznesit të agjencisë u verifikua nga Hyrja.) (Shitësi konfirmoi më 23 nëntor 2026 që prona është ende e disponueshme.)
Agjenci e verifikuar (Regjistrimi i biznesit të agjencisë u verifikua nga Hyrja.) (Shitësi konfirmoi më 22 nëntor 2026 që prona është ende e disponueshme.)
Agjenci e verifikuar (Regjistrimi i biznesit të agjencisë u verifikua nga Hyrja.) (Shitësi konfirmoi më 22 nëntor 2026 që prona është ende e disponueshme.)
Agjenci e verifikuar (Regjistrimi i biznesit të agjencisë u verifikua nga Hyrja.) (Shitësi konfirmoi më 22 nëntor 2026 që prona është ende e disponueshme.)